back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeGjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat për deputet, Betim Gjoshi, ka reaguar ashpër me një postim lidhur me procesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale.

Ai e quan këtë një plan të qëllimshëm me instrumente të dirigjuara nga pushteti, duke krijuar një “shou politik” kundër këtij subjekti dhe manipulimin e institucioneve shtetërore, transmeton lajmi.net

Gjoshi paraqiti një skemë në katër faza për këtë proces:

  • Hapi 1: Zyra për çështje zgjedhore e KQZ-së, drejtuar nga një funksionar i emëruar nga qeveria, i rekomandon KQZ-së certifikimin e Listës Serbe, bazuar në verifikimet institucionale dhe përputhshmërinë ligjore.

  • Hapi 2: Para votimit, realizohet një performancë për media — me tituj dramatikë që të duken se VV kundërshton certifikimin, por që në realitet votohet kundër me qëllim të dukshëm.

  • Hapi 3: Pasi Lista Serbe apelon në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kryesuesi — gjithashtu i emëruar nga qeveria — pranon ankesën. Si rezultat, Lista Serbe certifikohet.

  • Komenti i Gjoshit: “Manipulimi është i qartë, kjo lojë është e pritshme,” shprehet ai.

Gjushi thekson pasojat e rënda të këtij skenari:

  1. Dëmtimi i imazhit ndërkombëtar të Kosovës për pak vota.

  2. Shfrytëzimi i institucioneve shtetërore për interesa partiake, duke cenuar legjitimitetin e demokracisë.

Ai sqaron se, përkundër qëndrimit personal, me gjithë një certifikim të tillë, ai do ta preferonte që menaxhimi të kishte ndodhur ndryshe: “Unë do të isha i gëzuar mos të ishte certifikuar Lista Serbe, por pas Banjskës, shteti duhej të ndërhynte menjëherë.” Gjendja aktuale e konsideron si një “lojë e lodhët,” ndërsa përmend edhe Mimoza Kusarin me një notë ironike: “Edhe Mimoza Kusari e di këtë! Fëmijë të lazdruar, të papërgjegjshëm e t’padijshëm!”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz