back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeBesnik Buzhala, dosti i Adnan Rrustemi të VV-së, rekomandoi certifikimin e Listës...

Besnik Buzhala, dosti i Adnan Rrustemi të VV-së, rekomandoi certifikimin e Listës Serbe (DOKUMENT)

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ky veprim riktheu skenarin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur një vendim identik u mor po ashtu nga KQZ-ja, por u përmbys nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Mbetet të shihet se si do të vendos PZAP-ja kësaj here.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, bënë spektakël gjatë mbledhjes, por Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, për të cilin ka pasur raportime se është person i afërt me Vetëvendosjen, ka dorëzuar rekomandimin për certifikimin e Partisë Politike SRPSKA LISTA në KQZ.

“Zyra i rekomandon KQZ të certifikojë subjektin politik – Parti Politike SRPSKA LISTA (shtojca I), për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më 12 tetor 2025”, thuhet në rekomandimin për certifikimin e Partisë Politike SRPSKA LISTA të dërguar në KQZ nga Besnik Buzhala.

Sipas raportimeve në media Besnik Buzhala konsiderohet mik i deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, që më pas edhe kishte marrë pozitën në KQZ.

“Vendimi i sotëm për të mos certifikuar Listën Serbe nuk është gjë tjetër veçse një akt politik, i cili do të rrëzohet nga PZAP-ja”, ka deklaruar Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës.

“Ligji është i qartë: çdo parti e regjistruar certifikohet automatikisht, përveçse kur nuk i plotëson kërkesat administrative. Sa i përket kandidatëve individualë, kufizimet zbatohen vetëm nëse kanë papërshtatshmëri juridike, përfshirë dënime penale me burgim efektiv në tri vitet e fundit.

Përderisa nuk ka një akt që shpall një subjekt si organizatë terroriste, ai trajtohet si çdo pjesëmarrës tjetër që plotëson kriteret formale. Edhe sikur një vendim i tillë të merrej, ai do të ishte i kontestueshëm”, vijon ai.

KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rezultati ishte si në vijim: Dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Pro votuan kryetari Kreshnik Radoniqi dhe përfaqësuesja e Listës Serbe. Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa abstenimet ishin nga përfaqësuesit e partive të tjera.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, kundërshtuan certifikimin e kësaj partie duke shfaqur dokumente se kandidatë të Listës Serbe kanë pozicione në organet paralele të Serbisë në Kosovë.

Vendim i ngjashëm ishte marrë në KQZ edhe në zgjedhjet e kaluara, por ishte përmbysur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz