back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeIsmet Kryeziu kritikon KQZ-në për moscertifikimin e Listës Serbe: Po cenohet barazia...

Ismet Kryeziu kritikon KQZ-në për moscertifikimin e Listës Serbe: Po cenohet barazia dhe e drejta për garim

Të ngjajshme

27-vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit...

“Ta hëngsha buzën!” – Bia e provokon Labin para të gjithëve

Provokimet nga Bia sot nuk kanë të ndalur. Pas provokimit...

“Flamuri kuqezi më jep forcë”, Ardian Krasniqi pas fitores në Shtutgart

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës...

Lahu zbulon sekrete nga VV-ja: Kurti i kërkoi Nagipit të mblidhte informata për Ymer Fejzullahun e ZRrE-së

Berat Lahu, ish asamblist i Vetëvendosjes, ish-kryeministri Albin Kurti...

Franca frenon Malin e Zi, në procesin e integrimit në BE

Franca ka ngadalëson avancimin e rrugëtimit të Malit të Zi,...

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të moscertifikuar Listën Serbe në zgjedhje.

Ai e ka cilësuar këtë si një qasje që cenon barazinë dhe të drejtën për garim, duke e krahasuar me “gjykime dhe linçime publike”.

“KQZ-ja, e përbërë nga një ‘tavolinë burrash’, nuk e paska certifikuar Listën Serbe për garim në zgjedhje, dhe vendimet e saj po kthehen në gjykime e linçime publike. Me këtë qasje cenohet barazia dhe e drejta për garim, ndërsa institucionit i vihet një peshë në qafë për folklorizëm politik, ndërsa Kosova zhvlerëson fuqinë e saj dhe bëhet më e cenueshme”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, patriotizëm sot nënkupton respektimin e rendit kushtetues dhe integrimin e komunitetit serb në Kosovë, e jo përjashtimin e tyre nga proceset politike.

“Është e dhimbshme kur një klasë politike bie pre e demagogjisë dhe, për një grusht votash, e vendos Kosovën në linjat e kuqe si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë, duke dëmtuar imazhin dhe partneritetin ndërkombëtar”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz