back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeMendimi për motin: Stuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin...

Mendimi për motin: Stuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin rajonin sonte, temperaturat bien në fundjavë

Të ngjajshme

Mendimi për motin – 21.08.2025

Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë, pa përjashtuar mundësi që lokalisht të shoqërohen me breshër. Gjatë ditës më pas nuk mungojnë intervale me diell, derisa në pjesë të vendit frynë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore, 9-15m/s, me hove mbi 20m/s (70km/h). Pasdite më vonë rrebeshe mund të zhvillohen pjesëve veriore të vendit, apo përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 19C, derisa maksimalet pësojnë rënie në 27C e 29C.

Përgjatë ditës së shtunë kalojnë më shumë vransira me mundësi për riga lokale shiu me gjasë përreth zonave malore. Të dielen do të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale zbresin në 25C e 26C, ndërsa minimalet mëngjesin e së dielës deri në 10C. Në fundjavë frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s. Në fillim të javës vijuese parashihet mot stabil, kryesisht me diell, me temperatura në rritje deri në 30C ditën e martë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz