BallinaLajmeBajrami për VV-në: Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar...

Bajrami për VV-në: Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi morën përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Të ngjajshme

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Rreziku i kancerit të gjirit rritet nga pesha dhe alkooli

Gratë në moshë të mesme që janë mbipeshë dhe...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për keqqeverisje të thellë dhe përpjekje për ta kamufluar dështimin me retorikë nacionaliste.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami renditi një sërë akuzash ndaj VV-së, duke përfshirë “hajnitë, dështimet, tenderët njëburimorë, nepotizmin, kapjen e institucioneve dhe lidhjet me mafinë energjetike”, për të cilat tha se nuk mund të fshihen pas “patriotizmit të rremë, Serbisë apo Listës Serbe”, transmeton lajmi.net

“Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave. Nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi morën përgjegjësinë për sulmin në Banjskë,” shkroi ajo, duke e quajtur sjelljen e VV-së një akt të pastër hipokrizie.

Reagimi i saj vjen në një moment kur në vend po zhvillohet debat i ashpër rreth refuzimit të certifikimit të Listës Serbe nga KQZ, dhe qëndrimeve politike të partive përballë këtij vendimi.

Postimi i plotë: 

Hajnitë,
dështimet,
tenderët njëburimorë,
nepotizmi,
kapja e institucioneve dhe
lidhjet me mafinë energjetike,
NUK mund t’i mbuloni me patriotizëm të rremë, as me Serbinë, as me urat që po i ndërtoni dhe as me Listën Serbe.
Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.
Sot po i luani patriotët – hipokrita!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz