back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeKurteshi “lëshoi” dokumente për kandidatët e Srpska’s, pastaj thotë se duhet të...

Kurteshi “lëshoi” dokumente për kandidatët e Srpska’s, pastaj thotë se duhet të verifikohen

Të ngjajshme

Sami Kurteshi nga VV-ja, në mbledhjen e KQZ-së paraqiti disa dokumente për kandidatët e Listës Srpska, të cilët i klasifikoi dhe si terroristë.

Gjatë mbledhjes ai pastaj tha se të njëjtat informata që i ka paraqitur ai duhet të vërtetohen

‘‘Kolegia po bën konstatime që s’i kemi bë ne. Ne nuk thamë që populli serb është terrorist. Unë po them Sasha Millosheviq kandidat për kryetar të Komunës së Novo Bërdës është kamxhiku i Radojqiqit që i rreh njerëzit në Anamoravë. Është kryetar i komunës paralele të Gjilanit. Zonja kolege po të tregoj diçka që ne kësi dokumente s’marrim rregullisht. Paraardhësi i juaj ka qenë Rikallu. Ka qenë i verifikum prej institucioneve dhe ka pasur pozitën e anëtarit të KQZ. Pas gjashtë muajve apo një viti, unë e kam ngrit çështjene  zotit Rikallu në këtë institucion, se ka gënjyer dhe se ka treguar gjendjen reale se ka qenë i punësuar në institucionet e Republikës së Kosovës, atë s’kanë mujt me vërtetuar organet tona, sepse Serbia nuk i dërgon ato të dhëna në Kosovë. Mos e barazoni popullin serb me Listën Serbe. Unë personalisht mendoj se Lista është kamxhiku i Vuçiqit kundër popullit serb në Kosovë. Unë isha lut koleges që ta merr me qetësi këtë çështje. Unë i dhash këto informata që duhet të vërtetohen’’, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz