back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeCertifikimi i Listës Srpska, përfaqësuesi i PDK’së thotë se abstenojnë – arsye...

Certifikimi i Listës Srpska, përfaqësuesi i PDK’së thotë se abstenojnë – arsye “dokumentet” e Kurteshit për kandidatët serbë

Të ngjajshme

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se kjo parti abstenon në votimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai theksoi se kjo çështje është temë që përsëritet në kohën e zgjedhjeve, përfshirë edhe ato qendrore.

‘‘Sa herë të vjen koha e zgjedhjeve kjo është një prej temave që na përsëritet, qoftë edhe në zgjedhjet parlamentare. Lista Serbe dhe certifikimi i Listës Serbe. Unë këto informata kisha pas dëshirë që me i pranu në formë zyrtare institucionale, dhe jo me u mundu me i lexu tash. Si përfaqësues i PDK abstenojmë nga votimi për certifikimin e Listës Serbe me këta kandidatë, duke marrë parasysh këto informata por edhe gjithë ato diskutime që janë bë tash e sa kohe. Pra nuk jemi për certifikimin por abstenojmë nga votimi, derisa nuk kemi veprime nga institucionet tjera të sigurisë që na tregojnë qartë rrugën që duhet të ndiqet për këtë subjekt politik. Po e them është një temë që përsëritet tash e sa kohë. Konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht dhe tërësisht institucionale’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz