Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve për një tentim të mundshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës për të përjashtuar Listën Serbe nga zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.
Sipas tij, një veprim i tillë do të përbënte “kartan e fundit” të kryeministrit Albin Kurti për të ruajtur strukturën e militantëve dhe për të mobilizuar bazën e tij në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe parlamentare, transmeton lajmi.net
Zogaj thekson se ky skenar po ndodh në kohën kur Kurti është i izoluar si asnjëherë më parë, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Ai i lidh këto zhvillime me paralajmërimin e ashpër të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke e parë atë si një sinjal të qartë ndaj çfarëdo përpjekjeje për të manipuluar procesin zgjedhor.
Nëse ndodh një përjashtim i tillë i Listës Serbe, Zogaj paralajmëron pasoja të rënda ndërkombëtare. “Kosova do të futet në sanksione të SHBA-së, dhe Kurti do të jetë i pari në atë listë, ngjashëm me Milorad Dodikun në Bosnje,” tha ai, duke shtuar se një veprim i tillë do t’i shërbente drejtpërdrejt agjendës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
