back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajme5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me...

5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona – aktakuzë ndaj A.T. dhe V.H për shantazh, policia i kapi me zarf

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë kundër A.T. dhe V.H., të cilët të hënën, sipas gjykatës, e kanë kanosur dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro një gruje me zhantazhin se përndryshe do t’i zbulojnë diçka që mund ta dëmtojë “nderin dhe autoritetin e saj”.

Në katin e dytë të një qendre tregtare, një zyrtar policor pa V.H duke hedhur një zarf në tokë dhe e ndaloi atë, sipas Prokurorisë.

“Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se të pandehurit me inicialet A.T., dhe V.H., ditë me parë e deri me datën 18.07.2025, të koordinuar paraprakisht në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanosin personin tjetër – këtu të dëmtuarën B.H., se do të zbulojë diçka në lidhje me të, që do të dëmtojë rëndë nderin dhe autoritetin e saj, në atë mënyrë që ditën kritike pasi e pandehura V.H., një javë me parë e kishte telefonuar të dëmtuarën duke iu drejtuar me fjalët “unë kam fakte qe ti ke kaluar me 2 – 3 persona dhe nëse nuk mi dërgon 5000 euro këto prova do të ia dërgoj burrit tënd”, e me pas ditën kritike e kishte telefonuar përsëri duke i thënë “ a vendose për pare” por që e dëmtuara me qellim qe të kuptoj se çfarë po ndodh i përgjigjet “po ku done me ti pru paret a qysh” pastaj e pandehura e udhëzon se “ vjen i bjen në qendrën tregtare V. ne katin e tret lej dikund në tesha me trego ku janë dhe shkoj i marr” por që gjatë kësaj kohe e pandehura mban komunikim vazhdimisht me të pandehurit A.T., duke e informuar për veprimet e saj ku i thotë se “jam duke shkuar në qendrën tregtare V. sepse ajo është duke mi pru paret’’ dhe i pandehuri A.T., i përgjigjet “në rregull edhe unë po nisna”, ashtu që pasi e dëmtuara i vendos parat ashtu siç kërkon e pandehura në një palë pantolla fermerka të zi, e pandehura kishte shkuar aty bashkë me vajzën e saj (fëmijë 9 vjeçe), duke kontrolluar dhe pasi gjen aty zarfin e merr, e fut në xhep dhe fillon të largohet, por që pasi zbret në katin e dytë vëren një zyrtar policor dhe tenton të largohet duke e hedhur zarfin në tokë dhe aty ndalohet nga zyrtarët policor ku pas pak çastesh arrestohet edhe i pandehuri A.T., i cili kishte ardhur për tu takuar ashtu siç ishin dakorduar me parë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, Prokuroria thotë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shantazhi”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

*Fotografia: ilustrim

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz