back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeAKK e kritikoi për bllokim, Murati s’përgjigjet, merret me buxhetin e komunave...

AKK e kritikoi për bllokim, Murati s’përgjigjet, merret me buxhetin e komunave për vitin e ardhshëm

Të ngjajshme

Arbër Veliaj, 5 orë dëshmi në SPAK

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,...

Prattipati – Kurtit: Partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati,...

​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për falsifikimi të parasë në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

RTK nënshkruan marrëveshje për huadhënie me Ministrinë e Financave, pagat ekzekutohen nesër

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së,...

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti komunal për vitin fiskal 2026 do të kap shifrën 867.6 milionë euro. Sipas tij, kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak.

Nga Murati është thënë edhe se, nëse krahasohet me fillimin e mandatit të kësaj qeverie, rritja është mbi 320 milionë euro.

‘‘Për vitin fiskal 2026, buxheti komunal do të kap shifrën 867.6 milionë euro.

Kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro.

Vlen të theksohet se për vitin 2026 është marrë për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, gjë që rezulton me disa komuna me rënie të popullsisë. Megjithatë, si ministri jemi siguruar që asnjë komune të mos i zvogëlohet buxheti dhe të marrë së paku nivelin e njëjtë me vitin 2025, pavarësisht shifrave më të ulëta të banorëve.  Qeveria për komunat!’’, ka thënë ai.

Ndryshe, sot, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se Ministria e Financave po bllokon procesin buxhetor të komunave, duke shprehur shqetësimin e AKK-së me faktin se kjo ministri deri më sot nuk ka lëshuar Qarkoren e dytë buxhetore, ndonëse kjo është një detyrim ligjor dhe një instrument kyç për planifikimin financiar të komunave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz