back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeProtesta në Hagë, Gucati thirrje qytetarëve: Bashkohuni të gjithë

Protesta në Hagë, Gucati thirrje qytetarëve: Bashkohuni të gjithë

Të ngjajshme

Fushë-Kosova liron hapësirat publike nga ndërtimet e paligjshme

Komuna e Fushë-Kosovës ka intensifikuar aksionin për lirimin e...

Rriten kontratat e gazit dhe çmimet e naftës

Kontratat e gazit të së ardhmes në Amsterdam u...

Prindër kolumbianë emërojnë vajzën “Chat Yipiti” sipas ChatGPT

Një çift kolumbian ka zgjedhur të emërojë vajzën e...

Trumpi tërhiqet për momentin nga bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, thonë burimet

Presidenti amerikan, Donald Trump synon të tërhiqet për momentin...

OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se protesta kundër Gjykatës Speciale që nisi më 7 gusht në Prishtinë, do të vazhdojë edhe më 14 shtator në Hagë, nën organizimin e diasporës shqiptare.

Lidhur me këtë, ka folur kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati.

“Me kërkesë të bashkëluftëtarëve tanë që i kemi në mërgatë, sidomos  në Amerikë dhe në Evropë kanë kërkuar të mbahet një protestë në Hagë, më datë 14 shtator, ditë e diel. Në momentin që ata kanë kërkuar, ne i kemi mbështetur, dhe me të gjitha kapacitetet tona ne jemi në mbështetje të protestës”.

“Ne veçse kemi paralajmëruar për protestën që do të mbahet në Hagë, që do të jetë vazhdim i protestës që u mbajt në Prishtinë më 7 gusht. Unë bëj thirrje, pasi kjo është një protestë gjithë-popullore”, tha ai në Klan Kosova.

Gucati thotë se kjo protestë po bëhet që t’i bëhet e ditur Gjykatës Speciale se gjykimi atje shihet si i padrejtë.

Derisa kryetari i OVL UÇK-së, thotë se kërkesat do të jenë po të njëjtat, por vetëm që do të përkthehen në gjuhën angleze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz