back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeBugaqku: LVV-ja duhet të gjejë konsensus për konstituimin e Kuvendit

Bugaqku: LVV-ja duhet të gjejë konsensus për konstituimin e Kuvendit

Të ngjajshme

Ekonomia dhe ndikimi i saj në mirëqenien dhe stabilitetin shoqëror

Ekonomia është themeli mbi të cilin ngrihet shoqëria. Ajo...

Shenjat që “luajnë” me zgjuarsi edhe kur lidhja merr fund

Ndërsa disa shenja të zodiakut mund të shërohen shpejt...

​Deklarata e përbashkët, BE dhe SHBA arrijnë marrëveshje tregtare

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë formalizuar marrëveshjen...

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Vullnet Bugaqku, tha se opsionet për konstituimin e Kuvendit janë kushtetuese.

Sipas tij, fillimisht grupi më i madh parlamentar LVV-ja të cilës i takon të propozoj kandidatin për kryeparlamentar duhet të ulët për të biseduar me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensus apo një  kandidaturë të përshtatshme për kryeparlamentar që të merrte së paku 61 vota.

‘’Subjekti më i madh parlamentar LVV-ja duhet të bëjë përpjekje të mjaftueshme që të arrijë kompromis apo konsensus në mirëbesim që të propozohet një kandidaturë që do t’i merrte votat e 61 deputetëve. Ne si KDI i bëjmë thirrje të deputetëve të grupeve parlamentare që ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Idealja është që së paku brenda afatit 30 ditor  mund të kemi konstituim të Kuvendit dhe rrjedhimisht të hapet rruga edhe për formimin e Qeverisë sepse ka muaj të tërë që ne jemi në krizë apo në bllokadë politike’’, tha Bugaqku për rtv21.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz