back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeVetëm për 24 orë, në Kosovë janë raportuar nëntë raste të dhunës...

Vetëm për 24 orë, në Kosovë janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje

Të ngjajshme

27-vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit...

“Ta hëngsha buzën!” – Bia e provokon Labin para të gjithëve

Provokimet nga Bia sot nuk kanë të ndalur. Pas provokimit...

“Flamuri kuqezi më jep forcë”, Ardian Krasniqi pas fitores në Shtutgart

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës...

Lahu zbulon sekrete nga VV-ja: Kurti i kërkoi Nagipit të mblidhte informata për Ymer Fejzullahun e ZRrE-së

Berat Lahu, ish asamblist i Vetëvendosjes, ish-kryeministri Albin Kurti...

Franca frenon Malin e Zi, në procesin e integrimit në BE

Franca ka ngadalëson avancimin e rrugëtimit të Malit të Zi,...

Shifra alarmuese të dhunës në familje po raportohen në vazhdimësi në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit, në vend janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje, shkruan lajmi.net.

Rastet kanë ndodhur në Gllogoc, Prishtinë, Gjilan, Shtime, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Rastet e raportuara:

Gllogoc  20.08.2025 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është kanosur me largim nga shtëpia nga bashkëshortja e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 20.08.2025-23:20.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se ishte fyer dhe kanosur nga vëllai i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Gjilan 20.08.2025 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorte e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klinë 20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të  tij (njëra e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 19.08.2025-22:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 20.08.2025-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rahovec 20.08.2025-19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz