Policia e Kosovës ka arrestuar L.G , zyrtar i Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar edh zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me autorizimin e prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe njëkohësisht dhe zyrën e tij të punës me ç’rast është sekuestruar një armë dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për momentin është duke u intervistuar dhe presim që të vlerësoj nga prokurori i shtetit për hapat e mëtutjeshëm”, ka njoftuar Nikçi për teve1.info