back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeSanksionimi i dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës së Hagës, Rubio:...

Sanksionimi i dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës së Hagës, Rubio: Institucioni po përdoret si armë politike

Të ngjajshme

Arsenali e përforcon fazën ofanzive, i shpenzon 75 milionë euro për Eze

Arsenali ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin...

ZYRTARE: 167 njësi të shitura – Renault Captur dominoi tregun e SUV-ëve në 2025!

Tregu i veturave në Kosovë po zhvillohet me shpejtësi,...

Gjermanët organizuan garë brenda Kampit Bondsteel mes disa kombeve, fituan letonezët

Forcat gjermane organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf” në Kampin...

Lirohen dy vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja...

“Sistina” do ta padisë Kedevin nëse nuk tregon publikisht se në cilin spital vendosen stenda për përfitim financiar

“Acibadem Sistina” reagoi pas deklaratave të profesor doktor Sashko Kedev, kardiolog,...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të mërkurën sanksione të reja kundër dy gjyqtarëve, një francez dhe një kanadez dhe dy prokurorëve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Sanksionet janë shtesë e atyre të njoftuara në fillim të qershorit që synojnë katër gjyqtarë të tjerë të GJND-së. Dhe në shkurt, SHBA-të vendosën sanksione ndaj prokurorit të GJND-së, Karim Khan.

“Sot, po përmend Kimberly Prost të Kanadasë, Nicolas Guillou të Francës, Najat Shamim Khan të Fixhit dhe Mam Madiaye Niang të Senegalit” për “pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në përpjekjet e GJND-së për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht qytetarët e Shteteve të Bashkuara ose Izraelit, pa pëlqimin e asnjërit vend”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një deklaratë. Të katër gjyqtarët kanë qenë të përfshirë në raste që përfshijnë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara “kanë shprehur qartë dhe me vendosmëri kundërshtimin e tyre ndaj politizimit të GJND-së”, shtoi ai, duke theksuar se institucioni me seli në Hagë “përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe është përdorur si një armë ligjore lufte kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj të ngushtë, Izraelit”.

Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të shqetësuara për procedurat që synojnë ushtarët amerikanë në Afganistan, të dyshuar për krime lufte apo edhe për urdhër-arrestet e GJND-së kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes Yoav Galland, të cilët dyshohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën në Gaza.
Masat e shpallura përbëhen nga ndalimi i hyrjes në territorin amerikan dhe ngrirja e aseteve të mundshme në SHBA dhe çdo transaksioni financiar me këta individë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz