back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaBotëZhduket ish-zëvendësdrejtori i AKSHI-t, denoncimi bëhet në polici nga familja

Zhduket ish-zëvendësdrejtori i AKSHI-t, denoncimi bëhet në polici nga familja

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Familjarët e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre.

Rasti u konfirmua nga burime të Komisariatit nr. 1 në Tiranë nga ku bëhet me dije se denoncimi është bërë para disa orësh nga nëna e Shimës, transmeton klankosova.tv.

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se, “më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç”.

Policia sipas euronews.al, ka nisur verifikimet, duke sekuestruar edhe kamera sigurie pranë vendeve të sinjalizuara nga familja ku mund të ketë qenë orët e fundit.

Aktualisht në komisariat po merren deklarime dhe nga persona të afërt të Shimës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz