back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeOperacion policor në Prishtinë – arrestohen dy persona për fajde, një tjetër...

Operacion policor në Prishtinë – arrestohen dy persona për fajde, një tjetër në kërkim

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka realizuar sot (20 gusht 2025) një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me veprën penale të fajdes.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, transmeton lajmi.net

Të arrestuarit janë identifikuar si:

  • B.F. (i lindur në vitin 1977),

  • A.F. (1986),

  • ndërsa personi i tretë, B.B. (1985), nuk është gjetur në banesën e tij në momentin e ndërhyrjes policore. Atij i është lënë ftesë për t’u paraqitur në polici.

Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë ushtruar presion ndaj viktimës për të paguar shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Madje, në emër të kamatave të fajdesë, ata kanë tentuar të përvetësojnë njësi banesore në ndërtim, të cilat janë në pronësi të viktimës.

Njëri nga të dyshuarit, B.F., është arrestuar në flagrancë teksa po pranonte para si interes nga fajdeja. Ndërkohë, A.F. është arrestuar në banesën e tij.

Me urdhër të Gjykatës, janë kryer kontrolle në tri lokacione të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që pritet të përdoren gjatë procedurave penale./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz