back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaSportAncelotti e lë jashtë Eder Militaon, nuk e fton te Brazili

Ancelotti e lë jashtë Eder Militaon, nuk e fton te Brazili

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti do ta lë jashtë kombëtares futbollistin Eder Militao për ndeshjet e muajit shtator.

”Selecao” do të luaj ndaj Kilit dhe Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, por zlli i Real Madridit nuk do të ftohet, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Jose Luis Sanchez nga El Chiringuito TV.

Mbrojtësi 27-vjeçar është rikthyer në aksion vetëm kohët e fundit, pasi kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar anterior.

Kjo ishte arsyeja që si duket Ancelotti nuk e ka ftuar Militaon, pasi nuk dëshiron të rrezikoj ndonjë lëndim të ri, duke parë edhe rëndësitë jo shumë të mëdha të këtyre dy ndeshjeve, pasi Brazili tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Për dy ndeshjet e Brazilit ndaj Kilit dhe Bolivisë, Ancelotti nuk e ka ftuar edhe sulmuesin e Realit, Vinicius Jr, i cili për ndeshjen e parë është i suspenduar./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz