back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeAmerika sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin e Thaçit dhe ish-krerëve të...

Amerika sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Të ngjajshme

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Riaktivizohet zjarri në Lapardha

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë problematike....

15 arsye pse meshkujt preferojnë gratë e pjekura

Është një fakt dhe ndoshta nuk është për t’u...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojnë sanksionimin e katër juristëve, të cilët aktualisht shërbejnë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP). Në mesin e të saknionuarve është edhe Nicolas Yann Gillou, gjyqtari paraprak që kishte konfirmuar aktakuzën kundër Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të DASH, bëhet e ditur se sanksionimi i Guillou lidhet me vendimin për të autorizuar lëshimin e urdhër-arresteve nga GJPN-ja për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.

Ndërsa të sanksionuarit e tjerë janë:

Kimberly Prost, Divizioni i Gjykimit, Gjykata Ndërkombëtare Penale

Nazhat Shameem Khan, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale

Mame Mandiaye Niang, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Prost është sanksionuar për vendimin për të autorizuar hetimin e GJPN-së mbi personelin amerikan në Afganistan.

Zëvendës-prokurorët Shameem Khan dhe Niang të sanksionuar për vazhdimin e mbështetjes së veprimeve të paligjshme të GJPN-së kundër Izraelit, duke përfshirë mbështetjen e urdhër-arresteve të GJPN-së që synojnë kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant që kur ata morën udhëheqjen për Zyrën e Prokurorit të GJPN-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz