Plot 13 vite ishte pjesë e Real Madridit, por në fund Luka Modric u largua nga klubi mbretëror.
Mesfushori kroat karrierën vendosi ta vazhdoj në Itali, te shtatëherë kampioni evropian, AC Milan, shkuran IndeksOnline.
Pas largimit nga Reali, fanellën me numrin 10 që e veshi Modric, nga sezoni i ri do ta vesh sulmuesi francez, Kylian Mbappe.
39-vjeçari ka komentuar këtë vendim të klubit madrilen duke thënë se Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se ky vendim është i duhuri.
“Numri 10 është shumë i veçantë për mua por Real Madridi vendosi t’i japë Mbappes këtë numër dhe mendoj se ata kanë marrë vendimin e duhur.
Kylian është një nga lojtarët më të mirë në botë, ai është një mik. Kemi krijuar një marrëdhënie shumë të mirë këtë vit dhe jam i lumtur për të.”, ka deklaraur Modric./IndeksOnline/