back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaBotëShtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në Tik-Tok, videot e para me...

Shtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në Tik-Tok, videot e para me Trumpin

Të ngjajshme

Reali mund ta humbë në tavolinë lojën me Osasunën, zbulohet arsyeja

Ndeshja e parë e Franco Mastantuonos me fanellën e...

Peci: Opozita e bashkua kundër Donika Gërvallës, vajzës së heroit

Ministri në detyrë, Faton Peci, ka deklaruar se dështimi...

Opozita shpërthen në të qeshura kur Vetëvendosje propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën për postin e...

Rregulla të reja për hyrje në vendet e BE-së

Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, leja...

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në Tik-Tok, me synimin për të përcjellë mesazhet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te më shumë se 170 milionë përdorues të platformës në Shtetet e Bashkuara.

Llogaria e re, “@whitehouse”, u aktivizua mbrëmjen e 19 gushtit me një video të parë ku Trump deklaron: “Unë jam zëri juaj”, ndërsa në përshkrim shkruhej: “Amerikë, JEMI KTHYER! Çfarë po ndodh me TikTok?”

Vetëm tre orë pas publikimit të videos, llogaria kishte arritur në 25,000 ndjekës dhe aktualisht numëron rreth 70,000.

Presidenti Trump beson se Tik-Tok e ndihmoi të fitonte mbështetjen e votuesve të rinj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Megjithatë, shqetësimet nga ligjvënës dhe senatorë amerikanë për privatësinë mbeten të larta, pasi ekziston frika se të dhënat personale të përdoruesve amerikanë mund të bien në duart e Qeverisë kineze.

@whitehouse

America we are BACK! What’s up TikTok?

♬ original sound – The White House

Për muaj me radhë, administrata Trump është përpjekur të arrijë një marrëveshje që do ta detyronte kompaninë mëmë kineze, ByteDance, të shiste TikTok-un tek investitorë amerikanë. Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi në vitin 2024, TikTok duhet të ndërpreste operacionet në SHBA deri më 19 janar 2025, nëse nuk realizohet shitja. Megjithatë, Presidenti Trump ka zgjatur disa herë këtë afat, duke pranuar se ka një “dobësi të vogël për TikTok”. Afati i ri për përfundimin e shitjes është caktuar për 17 shtator.

Llogaria zyrtare e Trump në TikTok gjatë fushatës presidenciale, “@realdonaldtrump”, ka mbi 15 milionë ndjekës. Përveç kësaj, Presidenti mbështetet edhe në rrjetin Truth Social, ku është shumë aktiv, si dhe herë pas here poston edhe në platformën “X” (ish-Twitter).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi: “Administrata Trump është e përkushtuar t’ua përcjellë popullit amerikan sukseset historike të Presidentit Trump në çdo platformë të mundshme. Mesazhet e tij dominuan TikTok gjatë fushatës, dhe tani jemi të entuziazmuar për të ndërtuar mbi këto suksese në një mënyrë që asnjë administratë më parë nuk e ka përdorur.”

Në një nga postimet e fundit, Shtëpia e Bardhë publikoi një video me momente ikonike të Presidentit, e cila fillon me deklaratën: “Tani jam unë gjuetari”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz