back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportTifozët e Man Utd vërejnë një problem te Bryan Mbeumo gjatë humbjes...

Tifozët e Man Utd vërejnë një problem te Bryan Mbeumo gjatë humbjes ndaj Arsenalit

Të ngjajshme

Tifozët e Manchester United kanë vënë re një çështje që lidhet me Bryan Mbeumo në debutimin e tij në Premier League për klubin.

United u mposht 1-0 nga Arsenal në “Old Trafford”, me Riccardo Calafiori që shënoi golin e vetëm pas një goditje këndi të Declan Rice, të cilin portieri Altay Bayindir nuk arriti ta kontrollonte siç duhet.

Pavarësisht humbjes, kishte mjaft elemente pozitive për “Djajtë e Kuq”, me prurjet e reja Mbeumo dhe Matheus Cunha që sollën energji dhe entuziazëm në debutimet e tyre zyrtare.

Trajneri Ruben Amorim u shpreh i kënaqur me shumë nga ajo që pa, duke thënë se skuadra e tij tregoi që “mund të fitojë çdo ndeshje në Premier League” nëse luan me të njëjtin intensitet.

Megjithatë, tifozët vunë re një problem të mundshëm me Mbeumo. Kamerunasi, i cili shënoi 20 gola sezonin e kaluar, u vendos në krahun e djathtë të sulmit me qëllim që të futej brenda me këmbën e tij të majtë. Diogo Dalot nisi si mbrojtës i krahut të djathtë, para se të zëvendësohej nga Amad Diallo në minutën e 55-të.

Diallo, i cili sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të United, hyri në lojë dhe solli freski, por tifozët vunë re se kombinimi i tij me Mbeumo nuk funksionoi. Shumë komentuan se të dy janë shumë të ngjashëm, pasi të dy preferojnë të futen brenda nga krahu i djathtë me këmbën e majtë, duke marrë të njëjtin hapësirë.

Një tifoz shkroi në X:

“Kombinimi Mbeumo – Amad nuk funksionon, ju lutem!!!”

Një tjetër shtoi:

“Mendoja që vetëm unë e kisha vënë re këtë… për mua Dalot duhet të nisë gjithmonë para Amad në atë rol. Sapo hyri Amad, ndaluam të krijonim raste.”

Një i tretë tha:

“Amad dhe Mbeumo gjithmonë duan të jenë në të njëjtin vend.”

Një tjetër komentoi:

“Shumë pyesnin pse Amorim nisi Dalot në vend të Amad. Tani e kuptojnë pse. Dalot hap krahun duke bërë overlaping nga jashtë dhe krijon hapësirë për Mbeumo të futet brenda, ndërsa Amad gjithmonë futet nga brenda dhe ia kufizon hapësirën.”

Një tifoz tjetër përfundoi:

“Ishim më të balancuar me Dalot si RWB. Amad bëri një paraqitje të mirë, por ai dhe Mbeumo duan të futen brenda e të gjuajnë. Asnjëri nuk do të marrë topin me të djathtën për të harkuar.”

United do të kthehet në fushë të dielën kundër Fulham në “Craven Cottage”, duke shpresuar të marrin fitoren e parë të sezonit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz