BallinaLajmeShala: Ky aktgjykim i Kushtetueses po i shkon për shtati Vetëvendosjes

Shala: Ky aktgjykim i Kushtetueses po i shkon për shtati Vetëvendosjes

Të ngjajshme

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Policia Ushtarake e Karabinierëve, pjesë e Njësisë së Specializuar...

A ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja? Flet Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka sqaruar...

Analisti Azdren Shala, i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit po i përshtatet Vetëvendosjes.

Sipas tij, ky vendim është vetëm një “teatër” për ta tërhequr vëmendjen e publikut, ndërkohë që në sfond po përgatitet një skenar i ri politik.

“Ky aktgjykim po i shkon për shtati Vetëvendosjes dhe po ju pëlqen.Kemi dy aktgjykime që secili i jep nga një muaj kohë, dhe kjo e shtyn Albin Kurtin të futet në vjeshtë afër zgjedhjeve lokale, me mundësi t’i mbajë dy palë zgjedhje bashkë”,  tha Shala.

Ai paralajmëroi se mungesa e ndonjë mase juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet, i krijon hapësirë VV-së të zvarrisë procesin.

Sipas tij, kjo parti do të vazhdojë të propozojë kandidat “të papranueshëm” për postin e kryetarit të Kuvendit, derisa të kalojnë disa tentativa.

“Mbajeni mend, kur të dështojë tri herë mundësia e Albulena Haxhiut, atëherë do ta nxjerrin Dimal Bashën. Do të përdorin elementet më destruktive që kanë”,  tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz