back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportSurpriza nga Anglia: Liverpool “dorëzohet”, Real Madrid përgatit blerjen e “minutës së...

Surpriza nga Anglia: Liverpool “dorëzohet”, Real Madrid përgatit blerjen e “minutës së fundit”

Të ngjajshme

Mbrojtësi Ibrahima Konate mund të jetë lëvizja surprizë e minutës së fundit e merkatos së verës. Francezi ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Liverpool dhe nuk ka gjasa që ajo të rinovohet.

Lojtari është i rëndësishëm për “reds”, por frika që të largohet me koston zero verën e ardhshme mund të çojë palët në një marrëveshje. Për më tepër që presioni që po ushtron Real Madrid është i madh.

Thashethemet thonë se klubi spanjoll e ka bindur lojtarin të nënshkruajë falas verën e ardhshme. Por, sipas “AS”, skuadra spanjolle mund ta sjellë Konaté në Spanjë menjëherë, duke ofruar rreth 20 milionë euro.

<p>Liverpool po kërkon një shumë prej rreth 50 milionë eurosh për të liruar menjëherë lojtarin. Një shumë e lartë, që mund të ulet për të shmangur humbjen e një pjese tjetër të vlefshme të mbrojtjes së tyre falas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz