back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeMacron: Ukraina do të bëjë koncesione, por paqja s’mund të jetë kapitullim

Macron: Ukraina do të bëjë koncesione, por paqja s’mund të jetë kapitullim

Të ngjajshme

Arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar...

Kusari: Lufta dhe presioni i VV-së ndaj RTK-së vazhdon, dita e 19 punëtorët pa paga

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar lidhur me...

Ancelotti e lë Viniciusin jashtë listës së Brazilit

Vinicius nuk do të jetë i disponueshëm për dy...

Milani e shet Okaforin tek klubi i Premierligës

Mbyllet këtu aventura italiane për Noah Okafor. Sulmuesi i krahut...

23-vjeçari ra në kontakt me rrymën, policia arreston pronarin e kompanisë

Është arrestuar pronari i kompanisë në të cilën një...

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se dëshiron që liderët e Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë bisedime në një vend neutral, siç është Zvicra, duke theksuar se ai po shtyn idenë për Gjenevën.

Në një intervistë për televizionin francez LCI, Macron tha se në tryezën e bisedimeve duhet të jenë të pranishëm edhe liderët evropianë, si pjesë e çdo samiti mes Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.

Ai konfirmoi se sot do të nisë puna për hartimin e një propozimi për garanci sigurie për Ukrainën, në bashkëpunim me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe me Shtetet e Bashkuara.

“Do të mbledhim ‘koalicionin e vullneti’, për t’i mbajtur të informuar. Në të njëjtën kohë, do të nisë puna konkrete me amerikanët, për të parë kush është i gatshëm të bëjë çfarë”, u shpreh Macron.

Kreu i Elizesë shtoi se “Ukraina do të bëjë ato koncesione që i konsideron të drejta dhe të mira, por kjo paqe nuk mund të jetë një kapitullim, pasi kjo do të ishte tragjike për Ukrainën dhe për evropianët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz