Lajm i keq për Napolin. Rezultatet e testeve të Romelu Lukakut kanë zbuluar skenarin më të keq të mundshëm, një dëmtim të shkallës së lartë.
Një pushim i gjatë e pret sulmuesin belg, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj. Megjithatë, ekziston frika se koha e tij e rikuperimit mund të zgjatet më tej.
Hetimet e mëtejshme mbi shkallën e dëmtimit kanë zbuluar një dëmtim të shkallës së lartë të rectus femoris në kofshën e tij të majtë, siç njoftoi Napoli në një deklaratë zyrtare.
Dëmtimi ndodhi rreth gjysmë ore të ndeshjes miqësore kundër Olympiakos, kur Lukaku pësoi problemin pasi bëri një gjuajtje drejt portës.
“Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve instrumentale në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një lezion të shkallës së lartë të rectus femoris në kofshën e tij të majtë . Lojtari i Azzurri tashmë ka filluar procesin e tij të rehabilitimit dhe gjithashtu do t’i nënshtrohet konsultave kirurgjikale” thuhet në njoftimin e Napolit.
Lëndimi i tij do ta detyroi Conten të veprojë menjëherë në tregun e transfereve për të gjetur një sulmues./Indeksonline/