back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajme“Ky patrioti i rremë”, Daut Haradinaj: Kurti anuloi projektin e termocentralit, miliona...

“Ky patrioti i rremë”, Daut Haradinaj: Kurti anuloi projektin e termocentralit, miliona euro për energjinë po përfundojnë në Beograd

Të ngjajshme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se “trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti po vazhdon”.

Ai ka kujtuar anulimin e projektit për ndërtimin e termocentralit të ri, i cili tha Haradinaj se pritet të përfundonte në vitin 2023-2024, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se plani i kostos së megavatit ishte rreth 82 euro, ndërkaq sot ajo kushton nga 198 deri në 220 euro, ndërkaq ka thënë se kostoja që do paguajnë shkon tek 360 milionë euro në vit, rritje të cilën ka thënë se do ta vuajnë të gjithë qytetarët/

“Jo rastësisht energjia hyn në sektorin e sigurisë globale dhe jo rastësisht blerja e kësaj rryme bëhet nëpërmes lidhjeve të shkurtra të Kurtit. Kush e cenon sigurinë kombëtare ndëshkohet herët a vonë. Mos i mbyllni sytë, po reagoni në çfarëdo forme, se e nesërmja mund të jetë vonë. Ky “patrioti“ nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb. Populli po paguan këtë krim, krim të organizuar shqiptaro-serb. Milionat në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës, nëpërmes blerjes së rrymës”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz