back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeShSKUK njofton se është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike në...

ShSKUK njofton se është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Të ngjajshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar opinionin publik se, me përkrahjen buxhetore të ShSKUK-së, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë kryer ndërhyrjet e nevojshme teknike dhe është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike.

Rezonanca Magnetike dhe Rentgeni Digjital janë rregulluar dhe tashmë janë në dispozicion të qytetarëve të rajonit të Pejës, duke u mundësuar atyre që të marrin shërbime moderne dhe të sigurta brenda këtij institucioni shëndetësor.

“ShSKUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën kur këto shërbime nuk ishin në shërbim të pacientëve, për shkak të procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato”, thuhet në njoftim.

ShSKUK thotë se mbetet e përkushtuar që përmes përkrahjes buxhetore dhe investimeve të vazhdueshme, të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz