Pas tre sezonesh, aventura e mesfushorit shqiptar, Kristian Asllani tek Interi duket se po merr fundin. Lojtari është jashtë planeve të Interit, të cilët edhe i kanë konfirmuar lojtarit këtë vendim.
Ai dëshiron të qëndrojë në Serien A dhe për këtë Bolonja është skuadra që po insiston për të. Interi po tenton ta shesë shqiptarin për 16 milionë euro dhe të mbajë një përqindje të çdo fitimi kapital në të ardhmen.
Kjo javë do të jetë përcaktuese për të ardhmen e tij dhe se Bolonja dëshiron me çdo kusht të kryejë marrëveshjen para nisjes të Series A./Indeksonline/