BallinaLajmeKOMF apelon tek prindërit: Edukoni fëmijët për respekt dhe larg dhunës

KOMF apelon tek prindërit: Edukoni fëmijët për respekt dhe larg dhunës

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka bërë thirrje që prindërit dhe familjet të luajnë një rol aktiv në edukimin e fëmijëve për të jetuar pa dhunë dhe për të kultivuar respekt, tolerancë dhe mirëkuptim.  

Sipas KOMF, dhuna mes bashkëmoshatarëve po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe po normalizohet si sjellje, çka kërkon veprim të menjëhershëm nga familja dhe shoqëria. Familja mbetet mjedisi ku fëmijët formojnë vlerat dhe sjelljet e tyre, ndaj roli i saj është kyç në parandalimin e dhunës, transmeton Klankosova.tv. 

Në postimin e tyre në Facebook, KOMF u bën thirrje prindërve të flasin hapur me fëmijët për dhunën, të promovojnë sjellje paqësore dhe konstruktive, të ndjekin përmbajtjet që fëmijët konsumojnë dhe të bashkëpunojnë me shkollën për mbështetje. Për çdo shenjë të stresit, ankthit apo agresivitetit, prindërit duhet të kërkojnë mbështetje profesionale.

“KOMF thekson se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një mjedis të sigurt dhe mbrojtës. Prindërit apo kujdestarët ligjorë janë linja e parë e mbrojtjes dhe ndikimit pozitiv në jetën e fëmijëve të tyre. Duke folur me fëmijët, duke i dëgjuar ata dhe duke edukuar modele konstruktive e tolerante të sjelljes, ne të gjithë kontribuojmë në parandalimin e dhunës dhe në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për fëmijët tanë”, shkruan në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz