back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeNjë plumb qorr godet veturën e një qytetari në Skenderaj

Një plumb qorr godet veturën e një qytetari në Skenderaj

Të ngjajshme

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Bellingham humb disa ndeshje, mësohet sa do të mungoj!

Jude Bellingham pritet të mungoj së paku një muaj...

Një rast shqetësues është raportuar sot nga Policia e Kosovës, ku një qytetar ka pësuar dëmtime materiale në veturën e tij si pasojë e një plumbi qorr.

Sipas raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025 rreth orës 17:30 në fshatin Polac të komunës së Skenderajt. Ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë kohës sa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, një predhë e paidentifikuar – e dyshuar si plumb qorr – ka goditur veturën duke i shkaktuar dëmtime.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar predhën në fjalë, si provë materiale. Fatmirësisht, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, por rasti ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se hetimet janë në vazhdim me qëllim të identifikimit të personit apo personave përgjegjës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz