BallinaLajmeAlternativat e Mimoza Kusarit për zgjedhjet e 12 tetorit

Alternativat e Mimoza Kusarit për zgjedhjet e 12 tetorit

Të ngjajshme

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur...

E akuzuar për spiunazh, Jelena sillet me pranga në Gjykatë

Në Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të nisë sot...

Alternativa për Kosovën, partia e Mimoza Kusari-Lilës do të garojë me dy kandidatë për kryetarë dhe me gjashtë lista për asamble në komunat e Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në Prishtinë, Alternativa garon me Merkur Beqirin, ndërsa në Pejë garon Reshat Nurboja.

“Me shumë besim e shpresë po hyjmë në garën zgjedhore për të sjellë ndryshim dhe frymë të re në komunat tona. Alternativa garon në 6 komuna me lista për asamble dhe në 2 prej tyre me kandidatë për kryetar.
Në Prishtinë na përfaqëson Merkur Beqiri, kandidati ynë për kryeqytetin.
Në Pejë na udhëheq Reshat Nurboja, ndërsa në katër komuna të tjera kemi ekipe të përkushtuara me lista për asambletë komunale.
Nga 111 kandidatë, kemi 57 gra dhe 54 burra – dhe në dy komuna, listat udhëhiqen nga gratë. Tek Alternativa, barazia nuk është synim, por realitet.
Ne besojmë në forcën e qytetarëve, në ide të reja dhe në një të ardhme më të mirë për të gjithë” shkruan Kusari-Lila në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz