back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeSot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Sot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Të ngjajshme

Negociatori kryesor rus shpërndan postimin e Trumpit për kërkesat e Rusisë ndaj Ukrainës

Ndihmësi kryesor i Putinit dhe negociatori kryesor rus Kirill...

“S’ka puls”, prishet miqësia e Eglit dhe Fifit (foto)

Dukej se mes Fifit dhe Eglit është një miqësi...

Dëmtohen 11 autobusë të një kompanie në Junik, dëmi vlerësohet 50 mijë euro

Njëmbëdhjetë autobusë të një kompanie private në Junik janë...

Forca Ajrore e Ukrainës: Rusia lëshoi katër raketa dhe 140 dronë gjatë natës

Ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë përgatiten të...

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të nisë punimet nga sot deri më 29 gusht në Prishtinë

Sipas njoftimit për medie, të hënën, më 18 gusht 2025, në orën 11:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, do të bëhet hapja solemne e punimeve.

“Seminari i 43-të, do t’i zhvillojë punimet në sallën ‘Idriz Ajeti’ të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë”, thuhet  në njoftim.

“Në këtë edicion të Seminarit, përpos studiueseve, studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria, do të marrin pjesë edhe albanologe/ë nga shumë vende të botës, për t’i shpalosur dhe për të diskutuar rreth arritjeve e rezultateve të tyre të fundit shkencore”, ka njoftuar drejtoria e seminarit të Univerisitetit të Prishtinës.

Ndërkaq në fund të Seminarit do të mbahet sesioni shkencor me këto tema bosht: Zhvillime aktuale lidhur me leksikun e shqipes, Shqipja në rrjetet sociale dhe Postmodernizmi në letërsinë shqipe.

Njëherësh, në programin bazë të Seminarit 43 përfshihen kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë), ligjërata të veçanta të gjuhësisë, ligjërata për letërsinë shqiptare dhe referime shkencore.

Po ashtu është bërë me dije se ashtu si edhe në edicionet paraprake, Seminari ofron program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore, si dhe me zhvillime të tjera pozitive.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në Fakultetin e Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiuese/studiues që merren me çështje të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Deri më tani, seminari ka zhvilluar gjithsej 42 sesione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz