back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaSportShitjet më të mëdha të kësaj vere nga Superliga e Kosovës, detaje...

Shitjet më të mëdha të kësaj vere nga Superliga e Kosovës, detaje ekskluzive në “Favorit”

Të ngjajshme

Mot i ndryshueshëm këtë javë , reshje shiu e diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Defekt teknik në rrjetin e ujit në Istog, Komuna: Gjendja nën kontroll

Në Komunën e Istogut është shënuar një incident teknik...

Vasfije Krasniqi-Goodman: Lufta për drejtësi është ajo që meriton çdo i mbijetuar

Vasfije Krasniqi-Goodman ishte 16 vjeçe kur u abuzua seksualisht...

Hidrodrini: Uji i pijes në Istog është testuar në dy lokacione, është në vlera normale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini SH.A ka njoftuar për...

Futbolli kosovar ka shënuar rritje të ndjeshme edhe këtë verë në tregun ndërkombëtar të transferimeve, ku disa prej lojtarëve më premtues të Superligës janë transferuar drejt klubeve evropiane për shuma të konsiderueshme.

Në emisionin “Favorit”, eksperti i statistikave Bleron Ajeti ka prezantuar listën e shitjeve më të mëdha me klauzolë nga elita e futbollit kosovar.

Në krye të listës qëndron Drilon Hazrollaj, i cili nga FC Malisheva kaloi te FC Rapid 1923 në Rumani për plot 900 mijë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i kampionatit kosovar.

Pas tij renditet mbrojtësi i majtë Dion Gllapeni, që iu bashkua Widzew Lodz në Poloni për 250 mijë euro, ndërsa podiumin e plotëson sulmuesi Hekuran Berisha, i transferuar te Dinamo City në Shqipëri për 150 mijë euro.

Lista vazhdon me qendërmbrojtësin Ron Raci, që kaloi te Hajduk Split për 300 mijë euro, dhe Diar Vokrri, i cili u transferua jashtë vendit me vlerë 100 mijë euro. Në këtë verë të “nxehtë” transferimesh, u veçuan edhe lëvizjet e Fatjon Bunjakut drejt AF Elbasanit (50 mijë €) dhe Hasan Gomdlas, i cili u bashkua me Dritën për 20 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz