back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeBlakaj: Aktakuza e Prokurorisë Speciale e rëndësishme – përfshin dëbimet gjithandej Kosovës

Blakaj: Aktakuza e Prokurorisë Speciale e rëndësishme – përfshin dëbimet gjithandej Kosovës

Të ngjajshme

Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, reshje shiu e diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Uran Ismaili në Keqekollë: Prishtina që funksionon duhet të përfshijë edhe fshatrat

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar...

Marash Kumbulla arrin në Majorka, i bashkohet Vedat Muriqit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla sapo ka...

Metaj: Zjarrvëniet e qëllimshme po e rëndojnë situatën

Drejtori i Agjencisë së Emergjencave, Genc Metaj, tha se...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 gusht ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Për këtë çështje, ka folur Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), i cili tha se, sipas asaj që është bërë e ditur në konferencën për media, përgatitja e kësaj aktakuze ka zgjatur më shumë se pesë vite.

Aktakuzën ai e cilësoi si të rëndësishme, pasi sipas tij përfshin dëbimet e popullsisë civile që ndodhën në shumë pjesë të Kosovës gjatë luftës së fundit.

“Në bazë të konferencës kemi kuptuar që mbi 5 vite është duke u punuar në përgatitjen e këtij akti. Ju keni të drejtë edhe pse Masakra e Mejës ka një numër shumë më të madh të të akuzuarve. Megjithatë, kjo aktakuzë e fundit përfshin krime të dëbimit që kanë ndodhur gjithandej Kosovës, dhe po, që është e rëndësishme”, ka thënë Blakaj në Klan Kosova.

Ai shprehu shpresën që Prokuroria ka siguruar prova edhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi.

“Unë shpresoj që Prokuroria të ketë gjurmuar dhe të ketë marrë prova edhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, sepse në të tri rastet ndaj zyrtarëve të lartë politikë, policorë dhe ushtarakë të Serbisë që ishin akuzuar para Tribunalit, si element i njërit prej krimeve të luftës ka qenë edhe dëbimi i qytetarëve.”

“Madje, unë mendoj që në rastin, sidomos ndaj Millutinoviqit dhe të tjerëve, pra ky krim është dëshmuar jashtëzakonisht mirë. Në fakt, ata janë fokusuar më shumë në nëntë komuna, që nga Mitrovica, Vushtria, Skenderaj, Malisheva, Peja, Gjakova, Rahoveci e kështu me radhë. Pra, në mënyrë të jashtëzakonshme para Tribunalit të Hagës është dëshmuar që dëbimi masiv i shqiptarëve ka qenë i mirëorganizuar dhe i mirëplanifikuar dhe, për fat të keq, edhe i ekzekutuar”, tha Blakaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz