Tottenham e nisi fushatën në Premier League me një fitore bindëse 3-0 ndaj Burnley, por debutimi u la disi në hije nga një moment i pazakontë në shkallët e stadiumit të shtunën.
Dy gola nga Richarlison dhe një tjetër nga Brennan Johnson i dhanë Thomas Frank një nisje të mbarë te Spurs, duke reaguar pas humbjes me penallti ndaj Paris Saint-Germain në Superkupën e UEFA-s.
61,077 tifozë kishin mbushur Tottenham Hotspur Stadium për përballjen kundër skuadrës së Scott Parker, dhe aty ndodhi një episod i veçantë mes dy tifozëve, që vendosën ta bënin ndeshjen të paharrueshme në mënyrën e tyre.
Fans i Spurs i propozon të dashurës gjatë ndeshjes
Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, një tifoz u ngrit nga vendi i tij në tribunë dhe i propozoi partneres së tij ndërkohë që loja po vazhdonte.
Zakonisht, propozimet në stadium ndodhin gjatë pushimit, por ky fans vendosi ta bënte ndryshe: ai hoqi xhupin, duke zbuluar një fanellë të re të Spurs me mbishkrimin “Marry Me 13” në shpinë.
Pas propozimit, partnerja e tij tha “Po” dhe tifozët rreth e rrotull shpërthyen në duartrokitje. Çifti madje tregoi edhe një fanellë të dytë me numrin 14 dhe shkrimin “Yes I do”, duke bërë momentin edhe më të veçantë. Episodi u pa si një skenë e vërtetë dhe jo një shfaqje e sajuar për internet, duke tërhequr shumë reagime online.
OMG… there was a Spurs shirt marriage proposal today! 😂😭😭
Surely @SpursOfficial can afford a wedding present for the lucky couple?!!
Via: @Allthings__THFC pic.twitter.com/QAdTZmgSEC
— Football Confidential 🌐 (@footballconfid1) August 16, 2025
Reagimet e tifozëve
Një tifoz në X (Twitter) shkroi: “Shumë mirë për ta, por shpresoj që kjo të mos kthehet në trend.”
Një tjetër shtoi: “Urime, por kjo nuk duhet të bëhet zakon.”
Një i tretë komentoi: “Futbolli mori fund.”
Një i katërt u shpreh i zemëruar: “Absolutisht nuk ka vend për këtë në futboll!”
Ndërsa një tjetër e mori me humor: “Dënim me përjashtim të përjetshëm nga stadiumi, sigurisht.”
Një martesë në stadium?
Stadiumi modern i Tottenham është i pajisur për evente private dhe ofron ambiente të shumta nëse çifti vendos të martohet aty ku u fejua.
Në stadiumin e vjetër, White Hart Lane, tifozëve u jepej mundësia të martoheshin në vende të veçanta – përfshirë tribunën e drejtuesve, pranë fushës apo edhe në dhomën e zhveshjes së skuadrës vendase. /GazetaExpress/