back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaShowBizDitëlindja ‘historike’ e legjendes së popit, si e festoi 67-vjetorin?

Ditëlindja ‘historike’ e legjendes së popit, si e festoi 67-vjetorin?

Të ngjajshme

A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Nëse jeni duke pritur një fëmijë, punëdhënësi juaj zviceran...

“Sirena blu”, Oriola sjell pozat magjike të verës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish...

Legjenda e popit, Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Toskanë të Italisë, duke vizituar një festival shekullor të garave me kuaj.

Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një garë mesjetare me kuaj midis dy lagjeve të qytetit, transmeton indeksonline.

Madonna e ndoqi garën nga Palazzo Pannocchieschi d’Elci, një pallat luksoz me pamje nga Piazza del Campo.

Sipas mediave italiane, festa e ditëlindjes vazhdoi në një hotel me pesë yje në qendrën historike të Sienës.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna feston ditëlindjen e saj në Itali. Vitin e kaluar, ajo ishte në Pompei, qytetin e lashtë pranë Napolit që u varros në shpërthimin e malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz