BallinaLajmeProtestat në Serbi, Vuçiq: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së...

Protestat në Serbi, Vuçiq: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Policia e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në Pejë, dy persona në procedura penale

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Administratës...

Hoti emëron U.D të Drejtorit Ekzekutiv të IQP-së, Kastriot Jasharin

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të...

ZRRE: Po monitorojmë situatën me njehsorë, nëse konstatohen gabime do merren masa

ZRRE ka deklaruar se është duke monitoruar situatën me...

Osmani: Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje shtetërore ndaj protestave ditore kundër pushtetit. Në ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme.

“Nuk po e konsiderojmë këtë masë, sepse procedura është e komplikuar. Është mundësia e fundit, mirëpo nuk e kemi konsideruar dhe nuk do të dëshiroja që ta konsiderojmë”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka thënë se në “tre apo katër ditët e ardhshme shteti do të marrë vendime të habitshme” si përgjigje ndaj protestave kundër Qeverisë.

“Do të duket sikur ne jemi tërhequr, sikur jemi frikësuar”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se përgjigja e shtetit “nuk do të jetë e zakonshme”.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë drejtimi do të shkojë shteti.

Protestat kundër Qeverisë janë organizuar në qytete të ndryshme serbe në ditët e fundit dhe në to është raportuar për përleshje në mes të protestuesve dhe policisë.

Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.

Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.

“Në përgatitje të përgjigjes”

Në adresimin e tij të dielën, Vuçiq ka thënë se është duke u përgatitur “një reagim shtetëror zyrtar dhe ligjor” dhe që “gjithçka do të përdoret për ta rikthyer paqen dhe rendin”.

“Kë do ta vrasin sonte, çfarë do të djegin sonte, kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë”, ka thënë ai, duke shtuar se 137 zyrtarë policorë janë plagosur gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ai ka thënë se ka vendosur për përgjigjen shtetërore, pas “ngjarjeve të tmerrshme në Valljevë dhe më pak të tmerrshme në Beograd”, më 16 gusht.

Natën e mbrëmshme është shënuar nata e pestë e protestave dhe situata më e vështirë është regjistruar në Valljevë dhe Beograd.

Protestuesit në Valljevë e kanë shkatërruar zyrën e Partisë Përparimtare të Serbisë – partia e Vuçiqit, më pas zyrën e administratës së qytetit dhe atë të prokurorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz