Policia e Merseyside ka konfirmuar se një person është arrestuar pasi Antoine Semenyo raportoi një rast të abuzimit racist gjatë fitores 4-2 të Liverpoolit ndaj Bournemouth në Anfield, të premten.
Ndeshja e Ligës Premier u ndërpre përkohësisht në minutën e 29-të, pasi Semenyo njoftoi gjyqtarin Anthony Taylor për abuzimin, i cili më pas u konsultua me të dy trajnerët, Arne Slot dhe Andoni Iraola.
Të shtunën pasdite, policia publikoi një deklaratë tjetër, duke konfirmuar se një burrë 47-vjeçar nga Liverpooli ishte arrestuar nën dyshimin për shkelje të rendit publik me motiv racial.
“Kemi arrestuar një person pas raportimeve për abuzim racist ndaj lojtarit të Bournemouth, Antoine Semenyo, gjatë ndeshjes së Ligës Premier kundër Liverpoolit në Anfield, të premten më 15 gusht”.
“Identiteti i të dyshuarit u konfirmua dhe ai u largua nga stadiumi pas raportimit”.
This is disgusting Semenyo getting racially abused to his FACE just because he’s having a good game. anyways you’ll never walk again..
— ⚡️ (@seanafc_) August 15, 2025
“Një burrë 47-vjeçar nga Liverpooli është arrestuar sot (e shtunë, 16 gusht) nën dyshimin për shkelje të rendit publik me përmbajtje raciste.
“Ai është dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje”, thuhej në deklaratë.