back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaBotëUragani “Erin”, rrezik për SHBA/ Paralajmërime edhe për disa ishuj të Karaibeve

Uragani “Erin”, rrezik për SHBA/ Paralajmërime edhe për disa ishuj të Karaibeve

Të ngjajshme

Uran Ismaili në Keqekollë: Prishtina që funksionon duhet të përfshijë edhe fshatrat

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar...

Marash Kumbulla arrin në Majorka, i bashkohet Vedat Muriqit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla sapo ka...

Metaj: Zjarrvëniet e qëllimshme po e rëndojnë situatën

Drejtori i Agjencisë së Emergjencave, Genc Metaj, tha se...

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe...

Brenda vetëm 24 orëve, Uragani Erin ka pësuar ndryshime të shpejta në intensitetin e tij, duke u bërë një stuhi e Kategorisë 5, që është niveli më i rrezikshëm. Erin kaloi nga një stuhi e kategorisë 1 me erëra 75 metër në orë, në kategorinë 5 me erëra 160 metër për orë brenda harkut kohor të një dite.

Edhe pse uragani ndryshoi sërish, duke kaluar në një stuhi të Kategorisë 4, sërish mbetet në fuqi paralajmërimi për dëme katastrofike të mundshme.

Ndërsa Erin nuk parashikohet të arrijë në tokë, ai pritet të prodhojë dallgë dhe rryma të rrezikshme ndërsa lëviz për në veri javën e ardhshme.

Plazhet në Bahamas, pjesa më e madhe e bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara dhe madje edhe brigjet e Atlantikut të Kanadasë do të preken.

Zonat bregdetare të SHBA si Long Island, Neë York dhe Cape Cod përballen me një rrezik më të lartë.

Ndikimi i uraganit tashmë po ndihet në shumë ishuj dhe për disa nga ishujt e Karaibeve janë dhënë paralajmërime për stuhi tropikale.

Shirat e dendur mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke dhe Porto Riko dhe Ishujt Virgjër mund të preken këtë të diel.

Erin duhet të fillojë të dobësohet ngadalë të hënën, por do të mbetet një uragan i madh deri në fund të javës së ardhshme.

Stuhitë që ndryshojnë kaq shpejt e ndërlikojnë parashikimin dhe e bëjnë më të vështirë për agjencitë qeveritare planifikimin për emergjencat.

Shkencëtarët e kanë lidhur intensifikimin e shpejtë të uraganeve në Oqeanin Atlantik me ndryshimet klimatike, pasi ngrohja globale po bën që atmosfera të mbajë më shumë avuj uji dhe temperaturat e oqeanit të rriten ndjeshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz