Juventusi duket se po shfaq interes të madh për talentin kosovar Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan te Lille.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi italian ka kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi gjendjen e lojtarit dhe mundësinë për ta transferuar atë gjatë javëve të fundit të merkatos.
“Juventus ka kontaktuar për të marrë informacion mbi Edon Zhegrovën si një opsion për javët e fundit të merkatos”, shkruan Romano, duke treguar se bardhezinjtë e konsiderojnë Zhegrovën një opsion të mundshëm për përforcimin e skuadrës.
Megjithatë, situata nuk duket se është e qetë për Juventusin. Olympique Marseille po zhvillon bisedime të avancuara për lojtarin, duke e konsideruar Zhegrovën targetin kryesor të skuadrës.
“Olympique Marseille është në bisedime të avancuara, pasi Edon Zhegrova është objektivi i tyre kryesor, siç është zbuluar ekskluzivisht⚪️🔵,” shton Romano, duke theksuar se francezët janë duke e ndjekur situatën nga afër dhe mund të përfundojnë marrëveshjen para përfundimit të merkatos.
🚨⚪️⚫️ Juventus have made contact to be informed on Edon Zhegrova as option for the final weeks of the window.
Olympique Marseille, in advanced talks as Edon Zhegrova is their priority target as exclusively revealed ⚪️🔵
More developments next week.
🎥 https://t.co/lhOFlm2dJU pic.twitter.com/f28tcnQ5Ao
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 17, 2025
Në javën e ardhshme priten zhvillime të reja, teksa tifozët e Juventusit mbeten të shpresojnë për një goditje të mundshme, ndërsa Marseille duket se ka avantazh në këtë garë.
Edon Zhegrova, 24 vjeç, është një nga lojtarët më të spikatur të futbollit shqiptar në arenën europiane, i njohur për shpejtësinë, driblimin dhe vizionin e lojës. Performancat e tij te Lille kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, dhe ky transfertë mund të jetë një hap i madh për karrierën e tij. /GazetaExpress/