back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeArrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë

Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Njësitë policore kanë ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 16 gushtit lidhur me armëmbajtje pa leje në zona të ndryshme të Kosovës, duke rezultuar me konfiskime armësh dhe arrestime.

Në fshatin Gushterica e Epërme, Graqanicë, rreth orës 08:30, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie në posedim të një mashkulli kosovar. Sipas raportit policor, i dyshuari nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe dyshohet se ka probleme psikike, ndaj është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik në Mitrovicë.

Më vonë rreth orës 21:45, në rrugën B në Prishtinë në një pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku drejtuesi i saj, një mashkull kosovar ka pranuar se posedon armë.

Policia ka konfiskuar armën, e cila ka rezultuar pa municion. I dyshuari është intervistuar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt sipas vendimit të prokurorit.

Në fshatin Barilevë, rreth orës 22:35, është arrestuar një mashkull kosovar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 16 gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz