back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeNjë javë prej vrasjes së tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra me...

Një javë prej vrasjes së tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra me djemtë ende në arrati

Të ngjajshme

Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë

Sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit (sipas një...

Një grua gjendet e vdekur në Klinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në...

Përfundon dinastia Verstappen, Norris shpallet kampioni i ri i botës në Formula 1

Formula 1 ka tashmë një kampion botëror të ri. Ai...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku: 123 është numri i shpresës

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e...

Sot shënohen një javë qëkur në Gjilan humbën jetën tre persona pas disa të shtënave me armë që dyshohet se ndodhën si shkak i fajdeve.

Të dyshuarit kryesor për rastin janë Mefail Shkodra, i njohur për organet e rendit, së bashku me dy djemtë e tij, Engjullin dhe Edonisin.

Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i lokalizoj ende ata por ka thënë se po punon në këtë drejtim.

“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjen për Dukagjinin nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, të tre ende gjenden në arrati.Policia e rajonit të Gjilanit u deklarua se kanë ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve.

Mes të tjerash, nga policia kanë apeluar edhe përmes mediave që kushdo që ka informacione për ta, të kontaktojë policinë.

Viktimat nga ky krim i rëndë janë Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir dhe Abedin Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz