back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeDigjet ndërtesa në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të...

Digjet ndërtesa në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut

Të ngjajshme

Një grua gjendet e vdekur në Klinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në...

Përfundon dinastia Verstappen, Norris shpallet kampioni i ri i botës në Formula 1

Formula 1 ka tashmë një kampion botëror të ri. Ai...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku: 123 është numri i shpresës

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e...

Numri 130 i takon PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin...

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Uglare të Zubin Potokut.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga zëvendësdrejtori i Policisë për veriun Veton Elshani.

“Sot rreth orës 4:30 morëm informacion se zjarrfikësit po reagonin ndaj një zjarri që ndodhi në Uglare. Shtëpia, kati i parë i së cilës u dogj, ka shërbyer si shtypshkronjë e cila në këtë kohë nuk ishte funksionale. Nuk pati asnjë të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale”, tha ai.

Elshani tha se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.

“Nuk ka të dyshuar, ndërsa Policia është duke u marr me rastin i cili trajtohet si zjarrëvënie”, theksoi Elshani.

Sipas informatave objekti është në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz