back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeParaburgim për dy të arrestuarit në Mitrovicë për shitblerje të narkotikëve

Paraburgim për dy të arrestuarit në Mitrovicë për shitblerje të narkotikëve

Të ngjajshme

Zjarr masiv në malet e Skenderajt, rrezikohen disa fshatra (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë sot pasdite malet...

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Pas takimit Trump-Putin, shefi i NATO-s udhëton nesër në Washington

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të...

Livia nuk përton, asetet e bujshme i reklamon

Ish-banorja e “BBVA”, Livia Brunga, po kujdeset që në...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, E.S. dhe Sh.S., të cilët dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge në vazhdim dhe në bashkëkryerje”.

Në këtë rast, i mituri U.S., ndaj të cilit Departamenti për të Mitur kishte parashtruar kërkesë, është vënë nën masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria ka njoftuar se arrestimet janë kryer pas hetimeve të koordinuara me Policinë, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

“Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar vetura, substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, si dhe para të dyshuara,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në përputhje me aktakuzën, të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale sipas nenit 267 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të vazhdojë me procedurat ligjore në këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz