Njësitë policore në Gjilan kanë ndaluar një mashkull kosovar, i cili dyshohet për tregti të ndaluar.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar cigare të llojeve të ndryshëm pa banderola si dhe një shumë prej 22,515 euro para të gatshme.
Sipas njoftimit me vendim të Prokurorit automjeti dhe mallrat iu janë dorëzuar Doganës për procedura të mëtejshme, ndërsa paratë janë sekuestruar deri në verifikimin e origjinës së tyre.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij do të ndiqen masat ligjore të nevojshme.
- Advertisement -