BallinaLajmeRrëmbehet një vajzë e mitur me të meta mendore në Deçan, policia...

Rrëmbehet një vajzë e mitur me të meta mendore në Deçan, policia jep detaje

Të ngjajshme

Real – Bayern, zbulohen formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Bayern Munichu janë përcaktuar për formacionet...

Pitarch thyen rekordin e Raul Gonzalez

Mesfushori i Real Madrid, Thiago Pitarch do të hyjë...

Vdes trajneri i njohur, Mircea Lucescu

Trajneri i njohur, Mircea Lucescu ka ndërruar jetë, në...

Një vajzë e mitur me të meta mendore, është rrëmbyer mbrëmjen e të premtës në Shtapej të Deçanit.

Rastin në polici e kanë lajmëruar dy persona ”ankuesi dhe dëshmitari”, të cilët i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa i dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur, Policia ka gjetur  dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim.

‘RRËMBIM Rr. Arben Hajdaraj –Shaptej, Deçan 15.08.2025-23:30. Pas marrjes se një informate për rrëmbim, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar ankuesin dhe dëshmitarin, të cilët kanë njoftuar se një i dyshuar i pa njohur  ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj. Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur. Njësitet policore kanë gjetur  dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar.” thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz