back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeLidhja e Bizneseve, thirrje liderëve politik: Krijoni institucionet – shkarkojeni bordin e...

Lidhja e Bizneseve, thirrje liderëve politik: Krijoni institucionet – shkarkojeni bordin e ZRrE-së

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shtaricë të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çasteve në...

Protestat në Serbi, Vuçiq: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën...

Milan percjellin sulmuesin e Monacos, Embolo, si alternativë për Hojlund

Milan po monitorojnë sulmuesin e Monacos, Breel Embolo, pasi...

William dhe Kate zhvendosen në shtëpinë e re luksoze në këtë vend

Princi William dhe Princesha Kate do të zhvendosen në...

Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet për vjedhje të rëndë

Një person është arrestuar sot në Zubin Potok. I njëjti...

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, vendim të cilin thanë se e kundërshtojnë fuqishëm e të cilin e cilësuan edhe si të jashtëligjshëm.

Në reagim u tha se veprime të tilla të ZRrE-së janë të ngutshme dhe sipas tyre, tregojnë se bordi i ZRrE-së e ka humbur fokusin në interesin publik, duke dërguar mesazhin se mbron interesa individuale dhe rrezikon drejtpërdrejt ekonominë e vendit.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje spektrit politik të formojë sa më shpejt institucionet, të shkarkojë bordin e ZRRE-së dhe të ndalojë menjëherë këto veprime që po dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit”.

“Po ashtu, i bëjmë thirrje spektrit politik, Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit në detyrë që të mos heshtin, por të veprojnë për të mbrojtur Republikën dhe ekonominë para se të bëhet vonë. Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon formimin sa më të shpejtë të institucioneve, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve shkatërruese”, thuhet në reagim.

Tutje, Lidhja e Bizneseve tha se ndërprerja e energjisë për prodhuesit godet rëndë prodhimin vendor, minon besimin e investitorëve të huaj, dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenon mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset, që përbëjnë 56% të ekonomisë dhe punësojnë mbi 140 mijë persona, nuk duhet të përballen me masa të padrejta dhe të paarsyeshme. I bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndalojë menjëherë këto veprime dhe të kthehet në dialog me komunitetin e biznesit, në mënyrë që tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë të bëhet i planifikuar, i drejtë dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”.

“Ky vendim i sotëm nuk i shërben Kosovës – përkundrazi, i shërben interesave te individëve te caktuar dhe shteteve fqinje! Sepse, vërtetë me këto vendime e veprime, ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë me vendime arbitrare. Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon ndaljen e menjëhershme të ndërprerjes së energjisë dhe dialog me bizneset”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz