Boksieri i ri britanik me prejardhje nga Sllovakia, Moses Itauma, ka bërë një paraqitje spektakolare duke e mposhtur me nokaut në raundin e parë ish-kampionin e njohur, Dillian Whyte.
Dueli u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në ANB Arena, Riad, në kuadër të “Esports World Cup Fight Week”.
Ndeshja zgjati vetëm 119 sekonda, pasi Itauma lëshoi disa goditje të forta që detyruan gjyqtarin ta ndalte luftën dhe ta shpallte fitues të padiskutueshëm. Me këtë triumf, 19-vjeçari shënoi fitoren e tij të 13-të në po aq përballje profesionale, duke ruajtur rekordin e pamposhtur./Indeksonline/
WOW ‼️ Moses Itauma stops Dillian Whyte in the first round ‼️#itaumavswhyte pic.twitter.com/MHaeiNvnFC
— 𝐻𝐸𝐶𝑇𝐸𝐶 𝐵𝑂𝑋𝐼𝑁𝐺 (@HECCTECC) August 16, 2025