BallinaLajmeAksident zinxhiror në Gjilan: Nëntë persona të lënduar pas përplasjes së gjashtë...

Aksident zinxhiror në Gjilan: Nëntë persona të lënduar pas përplasjes së gjashtë veturave

Të ngjajshme

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Lajmi.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Lufta e Gjilanit” dhe janë përfshirë gjashtë vetura në lëvizje.

“Sipas raportit të mjekut, të nëntë personat kanë pësuar lëndime të lehta”, tha Hashani.

Njësitë rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz